Trump: Izraeli dhe Irani të arrijnë marrëveshje si Kosova e Serbia…

2 Minuta Lexim
Nga Bahri Cani-
Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje Iranit dhe Izraelit që ta arrijnë marrëveshje. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe Kosovën dhe Serbinë.
Në “Truth Social”, rrjetin e tij, Trumpi tha se ai e ka ndaluar një konflikt që “ishte gati të shpërthente në luftë”.
“Irani dhe Izraeli duhet ta bëjnë një marrëveshje, dhe do ta bëjnë një marrëveshje, ashtu siç e bëra unë Indinë dhe Pakistanin të arrijnë një marrëveshje, duke përdorur TREGTINË me SHBA për të sjellë arsye, kohezion dhe mendje të kthjellët në bisedimet me dy udhëheqës të shkëlqyer që ishin në gjendje të merrnin një vendim shpejt dhe të NDALOJNË! Në mandatin tim të parë edhe Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën …. ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova… Një tjetër rast është Egjipti dhe Etiopia… do të kemi PAQE, së shpejti edhe midis Izraelit dhe Iranit! Shumë thirrje dhe takime po ndodhin tani. Bëj shumë, dhe nuk marr kurrë meritë për asgjë, por s’ka problem, POPULLI e kupton. TA BËJMË LINDJEN E MESME TË MADHE PËRSËRI!”, shkruan Trump.
Komentoni si të doni, por disa pasaktësi në këtë shkrim me siguri që mund të gjenden! Ndryshe, ai nuk i përmendi fare premtimet e tija për ndaljen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës për 24 orë.
Por personalisht mendoj se do të ishte shumë mirë që lufta dhe vrasjet të ndalen, si në Ukrainë, ashtu edhe në Gazë, Iran dhe Izrael…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull