“Ulliri ka konflikt interesi, të tërhiqet”, Romeo Kara: Dosja “Partizani” është “prova e zjarrit” për organet e reja të drejtësisë

2 Minuta Lexim

Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në kuvend pas zgjedhjeve te vitit 2021. Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani u shpreh se nuk ka konflikt interesi, megjithatë ka dyshime se një gjë e tillë mund të jetë prezentë në këtë proces.

Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se gjyqtarja në fjalë është në konflikt interesi dhe në këto kushte duhet të tërhiqet nga çështja.

Ai theksoi se nëse gjyqtarja nuk ndërmerr një akt të tillë, atëherë SPAK duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë përjashtimin e saj nga procesi gjyqësor i dosjes “Partizani”, ku i pandehur për korrupsion është marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

“Unë mendoj se ky është gjykimi i parë për të treguar integritetin e strukturave të reja të drejtësisë.

Prova e parë e zjarrit për SPAK dhe GJKKO, Përgjigja e Banit nuk më ka shijuar aspak. Gjyqtarja do kishte konflikte interesi me kushërirën saj, padyshim, sepse e parashikon ligji.

Kushërira e saj u bë deputete  nga Sali Berisha. Gjyqtarja duhet të japë vetë dorëheqjen. Ka konflikt interesi dhe lë dyshime.

Nëse nuk tërhiqet, duhet të ndërhyjë SPKA që të përjashtohet gjyqtarja.

Ky person është mësuar të mbajë peng sistemin dhe të shkojë në gjykime ku ka patur konflikt interesi.

Ky person nuk mund të gjykohet me njerëz, që kanë lidhje të afërt me bashkëpunëtorë të tij”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull