Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Zamir Meta, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.
Para trupit gjykues, babai i 7 fëmijëve tha se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë teksa po ktheheshin nga Tirana.
Një ditë më parë gjatë marrjes në pyetje e mitura ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë, në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku kishin emigruar para një viti.
Ndërkohë nëna e të miturës teksa kërkon dënimin maksimal për bashkëshortin e saj, thotë se nuk ka patur dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të së bijës.
“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar.
Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.
Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, ka deklaruar ajo një ditë më parë.