Berisha e akuzoi si të përfshirë në vjedhjen e votave, ambasadori gjerman përgëzon DHL për punën e mirë në zgjedhje!

2 Minuta Lexim

Ambasadori Gjerman Bergner ka vizituar sot kompaninë DHL, që operon në Shqipëri prej kohësh në shërbimet logjistike.

Së fundmi DHL ishte dhe kompania që shërbeu për dërgimin dhe marrjet e zarfeve të votës së diasporës.

Vetë ambasadori përgëzon DHL për përmbushjen me sukses të këtij shërbimi nga ana e kompanisë dhe për këtë shton se ndjehet i impresionuar.

Nga ana tjetër kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta se kompania DHL u përfshi në vjedhjen e zgjedhjeve.

Kujtojmë se kjo kompani është e shtrirë në shumë se 22 shtete të botës.

Postimi

Ambasadori Bergner vizitoi sot kompaninë DHL dhe u njoh nga afër me aktivitetet e ofruesit gjerman të shërbimeve logjistike në Shqipëri.

Ai u shpreh i impresionuar nga performanca e ekipit të përgatitur të DHL-së në Shqipëri. Bergner falenderoi veçanërisht DHL-në për kontributin e rëndësishëm dhe profesional në realizimin e zgjedhjeve të diasporës me porosi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. DHL është një nga ofruesit kryesorë globalë të shërbimeve logjistike dhe operon në mbi 220 vende dhe territore, duke dërguar rreth 1,8 miliardë dërgesa çdo ditë.
| Botschafter Bergner besuchte heute DHL und verschaffte sich einen Einblick in die Aktivitäten des deutschen Logistikdienstleisters in Albanien. Er zeigte sich beeindruckt von der Leistungsfähigkeit des starken DHL-Teams in Albanien. Bergner dankte DHL insbesondere für den wichtigen und professionellen Beitrag zur Durchführung der Diaspora-Wahlen im Auftrag der Zentralen Wahlkommission KQZ Shqiperi. DHL ist als einer der global führenden Logistikdienstleister in über 220 Ländern und Territorien aktiv und befördert täglich rund 1,8 Milliarden Sendungen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull