Demokratet leter te dyte Kongresit te Autoriteteve Vendore te KE: Eleminohet demokracia

2 Minuta Lexim
Alarm ndërkombëtar i Shoqatës të të Zgjedhurve Vendorë Demokrat ndaj furisë së Kryeministrit Edi Rama në urzupimin e kompetencave të Bashkive dhe Këshillave Bashkiak!
Kjo është Letra e dytë e tyre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Evropës brenda harkut të dy javëve!
“ Ju njoftojmë dëshpërimisht se:
Demokracia vendore në Shqipëri përfundimisht ka rënë” , shkruajnë përfaqësuesit demokrat të bashkive!
Si përfaqësues të aspiratës europiane të qytetarëve, shkruajnë drejtuesit lokalë, ndodhemi përpara një paradoksi, që sa më shumë po trumpetohet afrimi i Shqipërisë në KE, aq më tepër po shkelet prej Kryeministrit të vendit Karta Europiane për autonominë vendore dhe modeli europian i demokracisë vendore!
Megjithë shqetësimet e herë pas herëshme që ju kemi dërguar, Kryeministri Shqipërisë nuk po ndalet në uzurpimin e plotë të kompetencave dhe rrëmbimin e përgjegjësive të Këshillave dhe Kryetarëve të zgjedhur të bashkive!
Në këto momente Kryeministri Rama është hedhur në aksion përfundimtar për eleminimin e demokracisë vendore, duke zaptuar forcërisht dhe fizikisht aktivitetin politik, organizativ dhe administrativ të bashkive!
Vendorët nuk ngurojnë të paraqesin në mënyrë kalendarike faktet, ku ministrat dhe deputetët e partisë në pushtet me në krye Edi Ramën janë shpërndarë në gjithë territorin dhe kanë uzurpuar bashkitë e vendit, si dhe po organizojnë rekrutime të punonjësve dhe pushime masive në një klimë terrori dhe bastisje…
Përpara kësaj masakre të re, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë denoncon me shqetësim të thellë ndërhyrjet flagrante dhe të përsëritura të Kryeministrit Edi Rama në pronat, kompetencat urbane e funksionimin e bashkive që ata përfaqësojmë!
Qëndrimet anormale të Kryeministrit për një shtet të së drejtës, përbëjnë një shkelje të rëndë autonomisë vendore, balancit dhe kontrollit të pushteteve dhe partneritetin midis dy qeverisjeve.
Mos harroni, shkruhet në Letrën e Vendorëve demokrat se Z. Edi Rama, ka 10 vjet që ka ndryshuar dhe shkelur rëndë Parimet Kushtetuese, Legjislacionin shqiptar në fuqi, Standartet dhe Kartën europiane të vetqeverisjes vendore!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull