Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen drejtorë dhe kryetarë të njësive administrative

1 Minuta Lexim

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas shkarkimeve masive në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të forta nga Kryeministri Edi Rama për një “vetëpastrim” të thellë në administratën vendore, në funksion të reformës së paralajmëruar për zhvillimin dhe kontrollin e territorit.

Një komision i ngritur pranë Bashkisë së Durrësit pritet të vendosë në ditët në vijim se cilat prej dorëheqjeve do të pranohen dhe cilët drejtues do të qëndrojnë në detyrë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull