Gazetari Adriatik Doçi shprehet se çështja Bankers është plaçkitja më e madhe që nga pushtimi romak.
Sipas tij, në të janë të implikuar ish-ministra dhe oligarkë, ndërkohë që ka hedhur akuza mbi Prokurorinë e Posaçme që nuk sheh afera të tilla, por merret me brekë, zorrë dhe keca.
“Duke lexuar bilance, transaksione dhe raporte, më rezulton që më shumë paguaj unë taksa vjetore se sa Bankres, që përfaqëson plaçkitjen më të madhe të pasurisë publike që nga pushtimi romak, me pronarë që fshihen pas disa nurmave, por që kapërdihen në Rogner, ku vetëm një nga anëtarët e bandës ka përfituar 100 milionë euro me transferta bankare. Si një burim që futet me tuba nën tokë, paratë e vjedhura për shërbime imagjinare kanë përfunduar një xhepat e ‘ustallarëve’ të Tiranës; ish ministra, oligarkë, sekserë.- shkruan Doçi.
Më tej ai thotë se “dosja është në kompetencë të SPAK pasi kemi të bëjmë një organizatë kriminale, kënetë 20-vjeçare korrupsioni dhe një pjesë e parave kanë përfunduar në xhepat e ish ministrave, subjekte të SPAK. Teksa bubullimat e korrupsionit të Bankers vijojnë të ushtojnë çdo ditë në media të pakapura, SPAK duket se është i zënë me zorrë, brekë grash dhe keca!”
“Fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët nuk janë gjë tjetër veçse mbulesë e një zhvatje 20-vjeçare të përbashkët me barkmëdhenjtë e Tiranës, me kosto mbi 10 miliardë euro, pa llogaritur krimet mjedisore dhe shpërthimet jashtë parashikimeve, për të maksimalizuar nxjerrjen e naftës. Për herë të parë, në Shqipëri është aplikuar një standard i ri; Grupi plaçkitës ka kërkuar shpërblim deri në 77 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit për zbatimin e skemës së zhvatjes, përmes fryrjes së shpenzimeve për të mos paguar taksa.
Shpërblimi konsiderohet si detyrim i rimburimit të TVSH për shpenzimet. Vitin e kaluar, në vend që Bankers të paguante taksën e fitimit në buxhetin e shtetit, ka përfituar 40 milionë euro nga buxheti i shtetit rimbursim TVSH-je, ndërsa kërkon edhe 37 milionë euro.
Prokurori i çështjes Elion Mustafaj dhe drjetori i Hetimit Tatimor Anton Martini kanë eskpozuar pjesërisht ‘plojën’ e Bankers me pasurinë nëntokësore të shqiptarëve. Të dy hetuesit kanë i kanë bërë një shërbim kombit, por dosja është në kompetencë të SPAK pasi kemi të bëjmë një organizatë kriminale, kënetë 20-vjeçare korrupsioni dhe një pjesë e parave kanë përfunduar në xhepat e ish ministrave, subjekte të SPAK. Teksa bubullimat e korrupsionit të Bankers vijojnë të ushtojnë çdo ditë në media të pakapura, SPAK duket se është i zënë me zorrë, brekë grash dhe keca!” – e mbyll postimin e tij gazetari Doçi.