Grupkapitujt për bujqësinë e zhvillimin rural, Rama: Dhimbja më e madhe e kokës për një vend si ne, na duhen njerëz të ditur, s’bëhet me “miell” nga jashtë

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin e organizuar për Universitetin Bujqësor të Tiranës, është shprehur se grupkapitujt për bujqësinë e zhvillimin rural si kusht për hapjen e negociatave me BE-në, janë një dhimbje e madhe koke për Shqipërinë.

Ky territor ka nevojë për forcat e reja që pa paragjykime, me shumë qartësi e informacion duhet të trokasin në derën e UBT.

Në kapitujt e negociatave për anëtarësim Bujqësia dhe zhvillimi rural, janë një kapitull më vete. O nëne o nënë, realisht.

Ata pedagogë këtu që merren me pjesën e direktivave europiane e dinë shumë mirë, mjedisi dhe ndryshime klimatike është kapitull më vete, siguria ushqimore, politika veterinare më vete, të gjitha këto bashkë janë dhimbja më e madhe e kokës për një vend si ne.

Po dhimbja më e madhe është se ne kemi probleme që të tjerët nuk i kanë pasur, kurse neve na duhet dije.

Na duhen shumë njerëz të ditur dhe patjetër që baza është ky Universitet. Nuk bëhet kjo me miell të huaj, sado që të marrin ekspert, na duhet ky brumë që kjo furrë po bëhet gati për ta pjekur.” – tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull