Italianët “mësyjnë” Shqipërinë

2 Minuta Lexim

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit.

Emi, Letizzia dhe Irene, tre vajza të reja nga jugu i Italisë na tregojnë edhe mbi “joshjen shqiptare” që po krijon një “pushtim të dytë” italian.

“Kemi paguar vetëm 30 eurobiletë vajtje-ardhje. Ne kemi shumë miq italianë e shqiptarë që kanë qenë këtu më herët dhe kjo na shty të vinim”, shprehet Emi.

“Jemi shumë afër dhe çmimet janë shumë të lira. Që nga mishi, kafja, por edhe akomodimi nuk kushtojnë shumë. Me përjashtim të benzinës që është goxha shtrenjtë”, shton Irene.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit  tregojnë se vetëm në tre muajt e parë të vitit vendin e vizituan mbi 204 mijë pushues italianë. Në raport me janar-marsin e një viti më parë, Shqipërinë e vizituan 7.5 për qind më tepër italianë.

“Deri 3-4 vite më parë te ne ka ekzistuar një perceptim jo fortë pozitivë për Shqipërinë. Po kur e shikon vetë, kupton që veçanërisht njerëzit janë miqësorë”, deklaron Fabrizzio.

Por italianët, ashtu si edhe për turistë nga vende të tjera… kanë edhe ankesa.

“Problem kryesor unë has orientimin. Në Google Maps shpesh ngatërrohesh. Me euron gjithashtu shohim se është zhvlerësuar shumë”.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vitin e shkuar Shqipërinë e vizituan mbi 1.2 milionë italianë, 31.6 për qind më tepër se në 2023-shin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull