Kroçiera ‘Nautica’ zbarkon në portin e Durrësit – Rama: 676 turistë nga mbarë bota përjetojnë mikpritjen e pashoqë shqiptare

1 Minuta Lexim

Anija kroçierë “Nautica” është ankoruar sot në portin e Durrësit, duke sjellë 676 vizitorë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës.

Lajmin e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që po merr Shqipëria në hartën e turizmit mesdhetar.

“676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës, janë ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit me anijen kroçierë “Nautica”, ndërsa kanë eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar edhe mikpritjen e pashoqe shqiptare, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull