Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurise ”arrest në burg” për babain e 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen me armë 3 ditë më parë në Vlorë.
I ati akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.
Gjatë seancës është kërkuar një masë më e lehtë sigurie për 43-vjeçarin, por gjyqtari Bevil Beqiraj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke përcaktuar masën shtrënguese arrest në burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë në Vlorë, ndërsa 17-vjeçarja qëlloi veten me pistoletë në kokë në banesën e gjyshit të saj.
Adoleshentja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Nën hetim për ngjarjen është edhe gjyshi i vajzës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e armës. Sipas uniformave blu, arma dyshohet të jetë fshehur nga familjarët pas krimit.