Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, duke e cilësuar si një zhvillim frymëzues në mbështetjen e zonave malore.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bëri të ditur se brenda vetëm 5 ditëve janë regjistruar 787 aplikime nga fermerë dhe banorë të zonave të larta që kërkojnë të përfitojnë nga kjo nismë.

“Një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve”, shkroi Rama, duke theksuar se rezultatet janë frymëzuese.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull