Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

1 Minuta Lexim

Dita e mërkurë do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 41 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore

Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Elbasan dhe Berat ku termometri do ti afrohet 41 gradëve.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 41°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe zona të izoluara të qarkut Berat

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 1 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull