Partia Social-Demokrate ka kërkuar që të djegë listën e mbyllur të qarkut të Tiranës.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se PSD ka kërkuar në KQZ që mandatin ta marrë i pari më i votuar i listës së hapur.
I pari në listën e PSD-së në Tiranë është Tedi Mula, i cili pritet të jetë deputet në radhët e kësaj force politike, nëse KQZ pranon kërkesën e tyre.
Kujtojmë se ky vendim i PSD-së vjen pas tensioneve në koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, pasi njëri prej kandidatëve të listës së mbyllur atje nuk pranoi të heqë dorë nga mandati siç kishin premtuar para zgjedhjeve.
A2 CNN ka siguruar edhe kërkesat për dorëheqje të 12 kandidatëve të listës së mbyllur të Partisë Social-Demokrate në Tiranë.