Nga Anisa Mucaj
Ndjeshmeria e larte publike per shpullat qe oficeri i policise Ardian Isufi, ish shef i qarkullimit ne Vlore, i dha gjimnazistit kamarier, eshte nje rast qe duhet vleresuar. Stuhia e reagimit te qytetareve ne rrjetet sociale detyroi kreun e larte te policise se shtetit Ilir Proda te pezullonte oficerin. Por komunikimet e kryeministrit Rama me qytetare nga Vlora dhe pasi ka verrejtur stuhine virtuale te reagimeve qytetare e ka cuar edhe me tej reagimin shteteror ndaj aktit te papranueshem te oficerit. Te gjitha keto jane te perkrahura nga nje shoqeri qe do lirine individuale dhe respektimin e te drejtave themelore te qytetareve. Por ne kesi rastesh shteti duhet te kaperceje populizmin dhe duhet te deshmoje seriozitetin e nje shteti ligjor. Qytetaret dhe krejt shoqerine i skandalizoi sjellja dhe dhuna e oficerit mbi gjimnazistin e pafajshem dhe aq te edukuar. Por masakrimi i oficerit te policise paskesaj nga persona te tjere, qofshin ata edhe administratore te lokalit eshte tejkalim i se drejtes, eshte vetegjyqesi, eshte nje akt qe deshmon se ne kete vend drejtesia eshte e drejte vetegjyqesuese e te fortit apo e te forteve. Mediat dhe gjithe denoncuesit duhet te publikojne videon e masakrimit te oficerit dhunues dhe bashkeshoqeruesit te tij, sipas mediave me precedente kriminale. Video e masakrimit te oficerit te policise, tashme nen akuze dhe ne gjyq popullor duhet nxjerr e publikuar sa me pare. Vetem keshtu mund te krijohet rasti per nje drejtesi qe nuk ben drejtesi mbi te dobetin dhe nuk toleron kapercimin e se drejtes. Publikoni videon e masakrimit te oficerit te shkakruar te policise, atij qe dhunoi gjimnazistin kamarier dhe qe tashme gjendet ne reaminacion. Kushdo qe u perball me oficerin dhunues te policise ka tejkaluar ligjin dhe eshte shnderruar ne dhunues. Ligjin e mbron dhe e zbaton personat apo institucioni ligjzbatues. Cdo sjellje jashte ligjit dhe shtetit eshte vetegjyqesi, eshte dhunim, eshte gjakim ndaj tjetrit dhe eshte e denueshme me burg dhe me dispozita te tjera ligjore. Prandaj kushdo qe eshte i interesuar per moscenimin e integritetit fizik te individit ne kete vend, le te behet solidar me te verteten e plote te rastit ne Vlore. Ju lumte qe publikuat videon e dhunes mbi gjimnazistin kamarier. Tani duhet te publikoni cideon e masakrimit te dhunuesit! Bejeni nese ju mbroni kretj te vertetat dhe lirine!