Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga aksioni në Vlorë. Në video shihet kryeinspektorja e IKMT-së Dallandyshe Bici e cila shprehet se pallati i konfiskuar do i kalojë shtetit.
Ajo shtoi se ky aksion do të vijojë në të gjithë vendin.
“Ky objekt do të konfiskohet dhe do ti kalojë shtetit për interes publik. Të njëjtin fat do të ketën të gjithë ato objekte qe rezultojnë më leje ndërtimi por që kanë ndëtuar në sheklje brutale të lejes së ndërtimit duke cënuar interesin publik dhe pronën e përbashkët,” u shpreh Bici.
Nga ana tjetër në mbishkrimin e postimit të Ramës thuhet se:
“Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme,” shkruan Rama në Facebook.