Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, duke shënuar një nga momentet më optimiste në rrugëtimin e vendit drejt integrimit europian.
Gjatë një deklarate në Parlamentin Europian, eurodeputetja Marta Kos theksoi se progresi i shënuar në muajt e fundit është dëshmi e angazhimit të fortë të Shqipërisë dhe mbështetjes së palëkundur nga BE.
Ajo nënvizoi se objektivi ambicioz për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027 është i arritshëm, por kërkon përfshirjen dhe përkushtimin e të gjithë shoqërisë shqiptare.
Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE po ecin më shpejt se kurrë më parë.
“Javën e kaluar në Parlamentin Europian, përsërita se përparimi në negociata është një tregues i qartë i angazhimit të dhe i mbështetjes së vazhdueshme nga.
Përfshirja e gjithë shoqërisë do të jetë thelbësore për arritjen e qëllimit të Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027”, ka shkruar Marta Kos në llogarinë e saj në “Facebook”.
Eurodeputetja Marta Kos , raportuese për Ballkanin Perëndimor ka ndarë dhe një video nga deklarata në Parlamentin Europian, ku ka ka vlerësuar ritmin e përshpejtuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, siç dëgjuam, me disa pika të rëndësishme që janë përmbushur tashmë gjatë muajve të fundit dhe të tjera që pritet të arrihen.
Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërkohë që BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë.
Ne vazhdojmë të mbajmë një fokus shumë të fortë te reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Nga Shqipëria pritet të konsolidojë më tej përparimin shumë të mirë në këtë fushë.
Përparimi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi realisht të përkushtuar për të përcaktuar një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE.
Zgjerimi është një projekt që përfshin të gjithë shoqërinë, dhe për të arritur objektivin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjitha kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027, do të nevojitet angazhim i plotë nga e gjithë shoqëria shqiptare”, tha Marta Kos.