Si mund t’i ndihmojme fermeret nga padituria e qeverise?!

4 Minuta Lexim

Nga Irena Beqiraj-

Informaliteti nuk eshtë shkaku por pasoja !Si duhet të ishte skema e TVSH-së për fermerët ?!
Shumë njerëz në korridoret e vendimarrjeve politike e konsiderojnë taksimin mjetin që siguron të ardhurat buxhetore edhe kur hartojnë politikat kujdesen për maksimizimin e të ardhurave në buxhet edhe minimimizimin e informalitetit .
Jo , taksimi është instrumenti apo një nga politikat ekonomike më të rendesishme në duar e qeverisë , edhe si e tillë objektiv të parë ka të ndikojë sjelljen edhe vendimarrjet e njerzve në tregje të caktuara . Taksimi nxit ose dekurajon sjellje të caktuara në tregje, madje risqet apo përfitimet që krijohen nëpërmjet tij ndikojnë vendimet e njerëzve për të hyrë apo për ti braktisur tregje të caktuara .
Taksimi I fermerëve në këto 12 vite ka qenë produkt par excellence i lobingjeve të grupeve të caktuara pranë qeverisë. Irracionalitetin e tij nuk kanë mundur ta ndryshojnë as zgjidhjet e rekomaduara ndër vite nga stafet teknike e as këmbëngulja e Erion Braces. Madje si për ironi të fatit sa herë është rishikuar është berë më keq.
Nuk po futem në detaje teknike, por një skemë e drejtë edhe incentivuese pa dëmtuar fermat e vogla por që ndihmon bashkimin dhe krijimin e fermave të mëdha do të duhet të përmbante :
1. Tvsh 0 në lëndën e parë buqësore
2. Tvsh 0 në makineritë buqësore .
3. Heqjen e skemës të autofaturimit të TVSH-së qoftë te plotë qoftë të reduktuar për grumbulluesit kur blejnë nga fermat e vogla .( pasi dy kushtet e para e lehtësojnë fermën e vogël nga tvsh-ja në blerje ).
4. Aplikimin e Tvsh-së për produket e fermave të mëdha .
5. Kthim I një pjese te tvsh së faturuar nga fermat e mëdha , ne forma subvencioni ne bazë të TVSH -së së faturuar .( kjo do ta incentivonte fermën të bashkohej por edhe të faturonte me tvsh).
Eksperienca tregoi që cdo variant tjetër i provuar ka rezultuar një akrobaci që nuk e ndihmon fermerin edhe ndikon në fragmentizimin e mëtejshëm të buqësisë edhe jo në krijimin e ekonomisë se shkallës, pavarësisht se në publik është paketuar edhe shitur nga qeveria si zgjidhje brilante.
Per me tepër fakti që sektori buqësor nuk është më në recesion por ka rënë në një depresion të plotë edhe të veshtirë, pasi ka 13 tremujorë konsekutive qe pëson ulje, tregon se politikat ekonomike të hartuara per bujqësinë duke përfshirë taksimin kanë detyruar njerëzit të braktisin këtë sektor jetik për ekonominë edhe vendin.
Sektori buqësor nuk rregullohet duke ndryshuar inspektorët e AKU-së e as duke konfiskuar produktet e duke vendosur gjoba mbi ato pak njerëz që kanë vendosur të operojnë akoma në ketë treg të veshtirë edhe abuziv .
Ai rregullohet duke pranuar se informaliteti nuk eshte shkaku por pasoja i nje tregu të crregulluar edhe abuzuar nga politikat e painformuara të qeverive socialiste, e cila me votën e fermereve do te vazhdojë të jetë hartuesja e tyre edhe këto 4 vjet .
Si mund ti ndihmojmë fermerët nga padituria e qeverisë së zgjedhur edhe nga ata ?

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull