Vrau dhe më pas dogji të dashurën 52-vjeçare, Ilirjan Selmani pranon krimin: Dehej dhe më godiste, por e duroja sepse e doja

1 Minuta Lexim

Ilirjan Selmani, 31 vjeç, është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi pranoi se kishte vrarë të dashurën e tij prej tre vitesh, 52-vjeçaren Kozeta Teço. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda banesës së viktimës, ku pas një grindjeje të çastit, i riu e goditi me thikë dhe më pas tentoi të fshihte gjurmët duke i vënë flakën trupit.

Autori u kap pak orë më pas, pasi u identifikua nga kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi ngjarja. Para uniformave blu, Selmani pranoi krimin dhe tregoi për marrëdhënien që kishte me viktimën.

“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo shpesh dehej dhe më godiste, por e duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më”, tha ai gjatë rrëfimit të parë në polici.

Çifti kishte një lidhje intime prej tre vitesh, por sipas autorit, kohët e fundit marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar, pasi Kozeta Teço vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa 31-vjeçari pritet të përballet me akuzën e vrasjes me paramendim dhe fshehjes së provave.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull