A do ndahet territoriale i Ukrainës dhe a sjell kjo, pasoja edhe për Ballkanin?

3 Minuta Lexim

Nga Bahri Cani-

Ukraina dhe evropianët kanë frikë se në Alaska të premten do të bisedohet edhe për lëshime territoriale në takimin “historik” mes Trumpit dhe Putinit, por pa prezencën e Ukrainës. E shumëkush mendon se një precedenti i tillë eventual me lëshimet territoriale mund të ketë pasoja edhe për rajone të tjera.
Gjatë konsultimeve të fundit mes evropianëve, Zelenskit dhe Trumpit janë vendosur edhe disa parime kryesore.
Kancelari Merz tha se BE, Ukraina dhe Trump kanë pasur bisedime shumë konstruktive dhe se Trump është dakord me kërkesat e BE. E kërkesat e Be janë: Ukraina duhet të jetë e pranishme në takimin tjetër Putin-Trump, ku flitet për Ukrainën.
Pastaj: Vendosja e armëpushimit si kusht për negociata; nuk mund të ketë bisedohet edhe për njohjen juridike territoriale të Ukrainës në Rusi; Ukraina duhet të ketë garanca të sigurisë, duhet të ketë një strategji transatlantike…
Edhe në këto kërkesa flitet pra për territoret që po kërkon Rusia, e ato janë katër zonat në Lindje të banuara me shumicë ruse, ndonëse akoma jo plotësisht, si dhe Krimeja, të cilën Rusia e konsideron pak a shumë si punë të kryer.
E këtu shtrohet edhe pyetja: A i lejon e drejta ndërkombëtare lëshimet territoriale dhe si do të zgjidhej kjo çështje, pasi që Kushtetuta e Ukrainës parashikon integritetin e plotë territorial duke përmendur në veçanti këto zona.
Putini dhe Rusia thonë se këto zona kanë të drejtë për vetëvendosje dhe bashkim me Rusinë. Putini dhe Duma ruse i kanë njohur madje këto zona si pjesë të Rusisë.
Pa dashur të futem në debate, nëse kjo kërkesë është e drejtë apo jo, ju kujtoj se Putini në këtë kontekst e ka pas përmendur dikur madje edhe rastin e Kosovës, sipas motos: Nëse Kosova ka të drejtë, pse të mos kenë edhe këto zona të banuara me rusë.
Por këtu ka një dallim shumë të madh. E drejta ndërkombëtare njeh të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe shkëputje, në rastet e shtypjes dhe krimeve të mëdha ndaj tyre, siç ka qenë në rastin e Kosovës. Ndërsa ndarja vetëm me dëshirën e një pjese të popullit të një vendi është problematike juridikisht, ndryshe kjo do të mund të përdorej në dhjetëra raste vetëm në Evropë.
Sdq, do të jetë shumë interesante të shihet se si “do t’i lidhet gruka” kësaj pune, siç thotë populli jonë – në qoftë se vie në rend dite. Ndonëse jam shumë i bindur që do të vie….

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull