Aksion në Ksamil, IKMT dhe Policia Bashkiake shembin një banesë pa leje

1 Minuta Lexim

Një aksion i përbashkët mes IKMT-së dhe Policisë Bashkiake të Sarandës është zhvilluar sot në zonën e Ksamilit, ku është prishur një banesë që konsiderohej ndërtim pa leje.

Ndërhyrja u krye pa përplasje apo rezistencë nga ana e banorëve, ndërsa mësohet se objekti ishte ngritur në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kritereve të lejuara nga ligji.

Aksioni vjen në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për verifikimin dhe shembjen e ndërtimeve informale, veçanërisht në zonat turistike, ku autoritetet synojnë lirimin e hapësirave publike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull