Zyra e Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, të shtunën, ka reaguar pasi Kuvendi i Republikës Srpska miratoi një vendim antikushtetues për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e këtij entiteti do të duhet të shprehen mbi aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kundër Millorad Dodikut dhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Bosnje e Hercegovinës me të cilin atij iu hoq mandati i presidentit të RS-së.
“Vendimi i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës në çështjen kundër Milorad Dodikut është përfundimtar dhe i detyrueshëm dhe duhet respektuar.
Nënshtrimi i një vendimi gjyqësor në votim publik është në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e organeve gjyqësore”, theksojnë nga BE në BiH.
Bashkimi Evropian ka thënë se pret nga autoritetet e Republika Srpska që të shmangin krijimin e krizave të reja dhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Presim që autoritetet e RS të deeskalojnë situatën dhe të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës”.