Berisha nuk lë rast pa sulmuar kreun e SPAK: Është bërë mburojë e Edi Ramës

1 Minuta Lexim

Si në çdo dalje të tij, Sali Berisha ka vijuar edhe ditën e sotme sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Sipas Berishës, Dumani hesht për çështjen McGonigal, duke u bërë mburojë e Edi Ramës.

“Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal… McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës.” – tha, mes të tjerash, Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull