Gjermania nuk do ta njohë shtetin palestinez

1 Minuta Lexim

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të martën se Gjermania nuk do t’i bashkohet një iniciative të aleatëve perëndimorë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.

Merz foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez Mark Carney, i cili tha muajin e kaluar se Kanadaja planifikonte të njihte shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania.

“Pozicioni i qeverisë federale është i qartë, sa i përket njohjes së mundshme të shtetit të Palestinës”, tha Merz.

“Kanadaja e di këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj iniciative. Nuk i shohim kërkesat të përmbushura”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull