Kosova në alarm! 23 persona të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 630 raste vetëm në një javë

2 Minuta Lexim

23 persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme gjatë periudhës së verës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtët janë përgjegjës për zjarrvënie në 193 raste të ndryshme.

“Policia, në kuadër të bashkëpunimeve, iu ka përgjigjur të gjitha rasteve të raportuara. Policia e Kosovës deri sot ka arrestuar 23 persona, ka inicuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me nenin që ka të bëjë me zjarrvënie.”, sqaroi Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, Agjencia për Menaxhim të Emergjencave se në javën e fundit janë raportuar 633 zjarre në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa aktualisht nëntë vatra janë aktive.

“Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 zjarre… Falë ndërhyrjes profesionale të zjarrfikjes, por edhe asistencës nga Policia e Kosovës dhe qytetarët, zjarret kanë arritur të lokalizohen. Ka pasur intervenim edhe të KFOR-it në Kçiq të Vogël dhe në Kamenicë. Momentalisht i kemi nëntë vatra aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen plotësisht.”, tha Genc Metaj, nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Nderkohe, nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave kanë thënë të mërkurën se gjendja është e stabilizuar, por e brishtë për shkak të temperaturave të larta.

“Gjendja aktuale në vend është stabilizuar, por e brishtë për shkak të temperaturave, thatësirave dhe zjarrvënieve të qëllimshme. Ndalohen të gjitha format e ndezjes së zjarreve në hapësira të hapura të vendit. Çdo neglizhencë, qëllim apo pakujdesi do të trajtohet seriozisht dhe do të pasojë me dënime ligjore. Apelojmë te qytetarët për kujdes maksimal dhe të angazhohen e të marrin veprimet e nevojshme parandaluese. Bashkëpunimi ndërinstitucional është në nivel të duhur, por sfidë mbetet vetëdijësimi i qytetarëve.”, tha ai.

Po ashtu, iu është bërë thirrje qytetarëve të shmangin veprime që mund të shkaktojnë zjarre.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull