Myslim Murrizi: Në shtator do plasë “lufta e madhe” thonë, po në tetor do e bëni në brekë…

2 Minuta Lexim

Myslim Murrizi ka ironizuar ata që thonë si zakonisht këto vitet e fundit, se në shtator do plasë “lufta e madhe”, me të cilën do të rrëzojnë Edi Ramën.

“Perfitoj nga rasti meqe eshte akoma gusht dhe nuk ka ardhe shtatori e mendoj qe do kete njerez te ngeshem e qe nuk merziten per ta degjuar

Se ne shtator!!!!! Se ne shtator!!!!

Nuk keni nge te degjoni askend nga “lufta e madhe” qe do plasi.

Beteja, revolucion, mosbindje cirivile, lufte te hapur e guerilase, perballje dhemb per dhemb, rrebelim, paketa e maleve, paketa e haleve, ligj per qumeshtin, kosin, djathin dhe shalqirin njelloj siç keni “vuajtur” çdo shtator.

Pastaj ne tetor qetesi apsolute se hyn ne fuqi kodi penal qe nuk te le as te çosh doren tek “veglat” e tua se te rras ne kokerr te burgut, madje shumica do urinojne ne pantallona se po tentove t’i hapesh direkt te arrestojne per ngacmim.

Tani ftoj servilet e jargavitur te bejne “analizë” pse une “tradhtari” po flas troç siç kam folur gjithmone se me kenaqin kur duartrokasin çdo gelbaze qe del vetem nga goja e atij apo asaj qe konsiderojne “lider””, shkruan Murrizi.

Vetëm një ditë më parë, Sali Berisha premtoi se në vjeshtë do të nisin protesta të fuqishme për rrëzimin e Edi Ramës.

Por kanë çdo vit dhe çdo sezon që e bëjnë këtë premtim.

Deri tani, vetëm fjalë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull