OBSH: Situata e zjarreve në Europë, emergjencë shëndetësore

2 Minuta Lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur në listën e emergjencave shëndetësore situatën e krijuar nga zjarret në Europë.

Ekspertët, pohojnë se ndryshimet klimatike që po çojnë në temperatura më të ngrohta dhe kushte më të thata, si dhe me urbanizimin në rritje të zonave rurale, sezoni i zjarreve po fillon më herët dhe po përfundon më vonë.

Ato theksojnë se ngjarjet e zjarreve bëhen gjithnjë e më ekstreme në aspektin e sipërfaqes së djegur, kohëzgjatjes dhe intensitetit duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ekspertët e shëndetësisë botërore shprehen se zjarret në pyje janë shkatërruese për mjedisin dhe shëndetin tonë. Tymi i dalë prej tij mund të irritojë sytë dhe mushkëritë, të vështirësojë frymëmarrjen, të përkeqësojë astmën dhe në rastin më të keq, të shkaktojë vdekje të parakohshme.

Hiri i dalë nga zjarret është kërcënim për shëndetin publik pasi ai është një përzierje ndotësish të rrezikshëm të ajrit, si PM2.5, NO2, ozoni, hidrokarbure aromatike, apo plumb. Përveç ndotjes së ajrit me këto substanca toksike, zjarret e egra ndikojnë edhe në klimë duke çliruar sasi të mëdha të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë serë në atmosferë.

Njëkohësisht zjarret mund të çojnë në paralizimin e jetës me ndërprerje të transporti, furnizimin me ujë dhe shërbimet e energjisë elektrike.

Në përballje me këtë krizë në rritje, OBSH bën thirrje për veprime urgjente nga qeveritë, komunitetet dhe individët për të zvogëluar rreziqet dhe për të mbrojtur shëndetin publik.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull