Rritje me llogaritjet e reja, pensionistët e 2025 rreth 6% përfitime më të larta

2 Minuta Lexim

Një qytetar që mbyll vitet e punës këtë vit, mund të përfitojë një pension më të lartë. Koeficentet e miratuar për indeksimin të pagave, që shërbejnë për përllogaritjen e masës fillestare të pensionit  japin mundësi për shtesa mujore rreth 6%.

Thënë ndryshe, nëse një pension në vitin 2024 dilte në masën 30 mijë lekë, për këtë vit i njëjti pension del 31.800 lekë.

Krahasuar me vitet e mëparshme, koeficientët e rinj përfaqësojnë një rritje prej 9,3% dhe si rezultat, masa fillestare e pensionit rritet rreth 2000 lekë, në varësi edhe të elementëve të tjerë që ndikojnë në përllogaritje.

Strukturat e Sigurimeve Shoqërore tashmë kanë filluar të zbatojnë efektet financiare të llogaritjes së masës fillestare të pensionit për shkak të koeficientëve të rinj. Ndërkohë, deri në fund të nëntorit do të përfundojë rillogaritja e gjithë pensioneve që janë caktuar nga data 1 janar 2025.

Vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të skemës së pensioneve dhe garantimit të një përfitimi më të drejtë dhe të përshtatshëm për qytetarët që dalin në pension në vitet e ardhshme.

Ndërkohë qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë shqyrtuar ndërhyrje të reja në skemë, me bonuse dhe  masa kundër informalietit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull