Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Evidentohen 16 vatra, vetëm 1 prej tyre aktive

1 Minuta Lexim

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat për situatën me zjarret në vend. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri dhe 1 prej të cilave mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim.

– Vatra aktive mbeten në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme. -Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

-Zjarre të shuar:
* Në malin e Allushit, Bulqizë
* Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë
* Në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë
* Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë
* Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë
* Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë
* Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,
* Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë
* Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,
* Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë
* Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq
* Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

Ndërkohë në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull