Zjarret thyejnë rekorde, shkrumbohen 49 mijë hektarë pyje në Shqipëri

1 Minuta Lexim

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit.

Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen në vendin tonë, me zona si Delvina, Poliçani dhe Gramshi që kanë parë masive pyjore të shkrumbohen dhe flakët që rrezikojnë edhe zonat e banuara.

Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë shkrumbuar 49 mijë hektarë pyje me 93 vatra zjarri të identifikuara, ndërkohë që vitin e kaluar u dogjën në total 46.6 mijë hektarë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull