Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, tashmë që rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është certifikuar përfundimisht.
I pyetur gjatë komunikimit me gazetarët, nëse u ruajt fshehtësia e votës në diaporë, Celibashi tha: “Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet pozitive të zgjedhjeve të 11 majit.
Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i analizoj gjithë çfarë flitet ndryshe. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshme për këto zgjedhje dhe për KQZ.
Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës.
Shembujt konkret që kemi nga votues nga jashtë në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ, e konfirmojnë këtë. Proces historik dhe i realizuar sikurse do duhej të realizohej”.