ANGELA KOSTA, FITUESE E SHUMË ÇMIMEVE PRESTIGJIOZE NË LETËRSI

4 Minuta Lexim

ANGELA KOSTA FITUESE E SHUMË ÇMIMEVE TË TJERA PRESTIGJIOZE NË ITALI, SI DHE KRYETARE E ZYRËS SË SHTYPIT TË AKADEMISË TIBERINA DHE SHOQATËS “KATEDRA E GRAVE” E REGJISTRUAR NË OKB

Angela Kosta, e njohur tashmë gjerësisht në panoramën letrare botërore, është shpallur fituese në disa konkurse të tjera letrare prestigjioze ndërkombëtare në Itali. Veç kësaj, ajo mori titullin e nderit si Kryetare e Zyrës së Shtypit të Akademisë Tiberina dhe të Katedrës së Grave, (Shoqatë e regjistruar në OKB).

ÇMIMI I MADH I JURISË – EDICIONI I 31° I ÇMIMIT KOMBËTAR PËR POEZI TË PABOTUAR “OSSI DI SEPPIA”

Më 01 Mars 2025, në Komunën – Taggia, në rrethin e Imperias (Itali), u zhvillua Edicioni i 31° i Çmimit Ndërkombëtar të Poezisë së Pabotuar “OSSI DI SEPPIA”. Nga Presidentja e këtij Çmimi, Këshilltarja e Kulturës së Bashkisë, Dr. Chiara Cerri si dhe Sekretari i Konkursit, Lamberto Garzia, Angela Kosta u shpall fituese e Çmimit të Madh të Jurisë – Seksioni / A me poezinë: “Resilience – Mëkëmbje”.

EDICIONI 4° “MAGJIA E FJALËVE” – HOMAZH JASHTË KONKURSIT MEDALJE DHE PËRMENDJE NDERI

Më 14 Shtator 2025, në Bonate Sotto Bergamo (Itali), Shoqata “Movimento Internazionale Artistico Letterario Group” – Lëvizja Ndërkombëtare Artistike Letrare Group”, me Presidente Cav. Dr Anna Maria Lombardi, organizoi edicionin e 4° të eventit: La Magia delle Parole – “Quello che non dissi mai – Magjia e Fjalëve – “Ajo që nuk e thashë kurrë”, në të cilin Angela Kosta u nderua me Çmimin – Homazh Jashtë Konkursit, për angazhimin e saj si Përkthyese dhe Promovuese Kulturore me karakter Ndërkombëtar, si dhe medalje dhe Përmendjen e Nderit, për poezinë: “Simfonia e Skalitur”, në përkujtim të tragjedisë së shqiptarëve të mbytur në Kanalin e Otrantos, më 28 mars të vitit 1997.

Eventi u organizua nën patronazhin e Rajonit të Lombardisë, rrethit të Bergamos, Komunës së Bonate Sotto, etj… Gati tre orë mbushur plot intensitet, nën shoqërinë e vargjeve të mrekullueshme të autorëve, në një atmosferë të ngrohtë dhe tejet mikpritëse, veç Presidentes Cav. Dr Anna Maria Lombardi, ishin të pranishëm edhe Zv. Presidentja Dr. Maria Pellino, Kryetari i Bashkisë Carlo Previtali dhe Këshilltari i Kulturës së Bashkisë Mattia Liga.

Disa prej fituesve, iu dhanë edhe çmime të tjera; ishin të pranishëm mbi 150 pjesëmarrës nga e gjithë Italia, si dhe nga: Kosova, Shqipëria, Franca, Gjermania, Jugosllavia, Rumania, etj…
Gjatë eventit, e morën fjalën Dr. Chiara Medolago dhe Carlo Zanutto.

GRAN PREMIO DELLA GIURIA – ÇMIMI I MADH I JURISË – Il MELETO DI GUIDO GOZZANO

Më 15 Shtator 2025, në vilën plot vlera historike të Guido Gozzano në Agliè (Torino – Itali), në Edicionin e XV-të të Konkursit “IL MELETO DI GUIDO GOZZANO”, me Presidente Lidia Chiarelli,
në Seksionin: “Autorë të gjuhëve të huaja”, Angela Kosta u shpall fituese e Çmimit të Madh të Jurisë, me poezinë e pabotuar: “The Torment Of The Heart – Përvuajtja e Tokës”.

EMËRIM NDERI: KRYETARE E SHTYPIT TË AKADEMISË TIBERINA DHE E SHOQATËS “KATEDRA E GRAVE”

Nga Këshilli Drejtues i Akademisë Tiberina, në emër të Presidentit Cav. Dr Franco Antonio Pinardi, nga Drejtoresha e Katedrës së Grave, Dr. Antonietta Micali si dhe nga Presidenti Dr. Renato Ongania, u vendos njëzëri, që Angela Kostës t’i jepet emërimi: Kryetare e Zyrës së Shtypit të Akademisë Tiberina si dhe e Shoqatës Katedra e Grave (e regjistruar në OKB).

Kjo detyrë, me emërim nderimi, përfaqëson njohjen zyrtare për kontributin e çmuar dhe rolin e rëndësishëm që Angela Kosta mbart brenda kontekstit komunikues dhe atij institucional.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull