Atentati në Shkodër, 20 të shoqëruar/ Dy personat e shpallur në kërkim janë brenda vendit

2 Minuta Lexim

20 persona janë marrë në pyetje lidhur me masakrën e ndodhur në Shkodër, ku mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso (Bajrovic) dhe kamarierja Meri Kaceri.

Mes të pyeturve është edhe Mustafa Licit babai i Ibrahim Licit lidhur me banesën e motrës së tij që u gjeten armë, municione dhe drone. Sipas policisë Lici ka deklaruar se motra e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit dhe do t’ju vërë në dispozicion një kontratë. Ndërsa mohon çdo lidhje me ngjarjen.

Asnjë prej të marrëve në pyetje nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që mund të kenë porositur Ragib Gilën për të kryer masakrën me dy të vrarë dhe janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje.

E gjithë ngjarja është e filmuar me kamera sigurie që nga momenti i ardhjes së autorit, kryerjes së krimit e deri tek arrestimi i tij.

Ndërkohë AbcNews mëson se dy të shpallurit në kërkim për arsenalin me armë të gjetur pasa masakrës 39-vjeçarin Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar që dyshohet se i siguruan armatimin dhe mjete të tjera autorit nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë territorit shqiptarë në sistemin TIMS.

Ndërkohë si persona për tu marrë në pyetje sipas policisë janë edhe të paktën 5 persona por nuk janë gjetur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull