“Berisha, në luftë me kauzat imagjinare” – Sula: Vokshi, përballë Manastirliut për bashkinë Tiranë? Një lajthitje!

2 Minuta Lexim

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, ka komentuar zhvillimet e fundit politike i cili u shpreh me kritika ndaj qëndrimeve dhe sjelljeve të opozitës në seancat në Kuvend.

I ndalur tek paralajmërimet e Berishës për protesta, Sula theksoi se ish-kryeministrin vazhdon në rrugën e tij në “luftë ma kauzat imagjinare”.

“Berisha e nisi duke thënë se nuk do të vepronte si kryetari Basha, por doli që ishin të gjitha mashtrime të pastra. Berisha është mjeshtër i mohimeve, duke mos i bërë fare përshtypje për deklaratat e tij.

Atij i intereson perspektiva për veten e tij se si do të qëndrojë në PD. Po të donte të fitonte, duhet të zgjidhte ekipin më të mirë, por nuk e bën një gjë të tillë”, tha ai në “Tirana Live” në ABC News.

Gjatë intervistës, Sula nënvizoi se mazharonca rrëzohet vetëm me votë, ndërsa u shpreh kritik ndaj kreut të PD Sali Berisha, duke thënë se qëllimi i tij është vetëm personal dhe jo të kthejë PD në pushtet, duke e cilësuar ish-kryeministrin si një pushtues të PD.

Ish-deputeti i PD, u ndal edhe tek gara për Tiranën, duke thënë se ato që mund të jenë figura serioze për një garë të denjë nuk e marrin mundimin të bëhen pjesë e lojës së Berishës.

“Albana Vokshi mendoj që e fiton këtë garë përballë Ogerta Manastirliun”, u shpreh duke ironizuar ish-deputeti Sula. Më tej theksoi se shpreson që Berisha të mos arrijë ta bëjë një “lajthitje të tillë”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull