“DASH mbështet pa kushte drejtësinë e re”, gazetari: Non grata e Berishës, ‘antiamerikan’ që cënon sigurinë e SHBA

2 Minuta Lexim

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Mahmutaj tha për ‘Orën e Fundit’ se vizita e tij tregoi që DASH mbështet pa kushte drejtësinë e re, si dhe dosjet e nxehta të ish presidentit dhe liderit të PD.

“Vizita e Dumanit në SHBA dhe pritja nga administrata e re, është ajo që tregon një mbështetje pa kushte për drejtësinë shqiptare ashtu siç e ka nisur disa vite më parë, është vazhdimësia e kësaj mbështetje.

Duke parë dosjet që ka në dorë, ndihet që DASH e mbështet pa kushte drejtësinë e re dhe dalim si një lloj shuplake më tepër seç pritej për Berishën. Berisha e ka sulmuar në dyer e SPAK Dumanin, mund të themi që ka garancinë e plotë për të vazhduar procesin ndaj Metës dhe Berishës.”

Lidhur me non gratën e Berishës, gazetari u shpreh se Berisha është i ndaluar nga Amerika pasi përfshirja e tij në dosjet kriminale e cilëson atë si një antiamerikan që cënon sigurinë e shtetit.

“Berisha ka urdhëruar ekzekutimin e ambasadores amerikane në ’97 dhe është përmendur disa herë në media të tjera. Zoti Laçi është ndër të fundit që e përmend dhe jep dhe detaje të tjera që janë të kursyera për mediat. Shpallja e Berishës non grata nuk ka të bëj as me Sorosin por ka të bëj me krimet e vazhdueshme ndaj amerikanëve.

Berisha është i akuzuar në dosjen e Gërdecit, familjen e Berishës e ke tek dosja e shtetasit amerikan Kosta Trebicka dhe në dosje të tjera. Kemi të bëjmë me vazhdimësi të tij si antiamerikan që ka cënuar sigurinë e amerikanëve.” ( abcnews.al )

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull