Ekstremistet serbe provokojne Luginen e Presheves: Parrulla me emrin e Ratko Mladiqit ne qender te Bujanocit

3 Minuta Lexim

Nga Refik HASANI-

Përmes grafiteve në rruget e Bujanocit, me emrin e Ratko Mladiqit, paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënim ndaj shqiptarëve qe jetojne nen Serbi.  Grafitet e kryera nga persona te ardhur jashte qendres se banimit te shqiptareve, mbajne emrin e kriminelit të luftës, të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.

Ao u shfaqen në qendrën e Bujanocit të shkruara grafite në alfabetin cirilik, ku 4 C lexohen shkronja S, së bashku me kryqin, ne vazhdim është hasur i shkruar si grafit me emrin dhe mbiemrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.
Kujtoj, opinionin e gjerë, se kjo është vazhdimësi, pasi vitin e kaluar ishte thyer në qendrën e Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-ës, Ridvan QAZIMI-LLESHI, dhe vetëm këto dy vitet e fundit jane në shtim e sipër, pasi jane shfaqur edhe me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve”.
Radhazi në Shtëpine e Shëndetit në qendër të Bujanocit, edhe në Preshevë dhe Medvegjë, fare nuk jane ndalur së shkruari, grafite, pankarta me mbishkrime ku shprehet gjuha e urrejtjes, provokimi, frikësimi dhe jepen mesazhe kërcënimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Akte te tilla kohet e fundit kane marre hov dhe po shfaqen si dukuri në rritje dhe po shëndrrohen në veprime te përditshme.
Përmes shkrimit te ketyre grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko MLADIQ, paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënim.Kjo eshte nje strategji për të mbjellur pasiguri, frike dhe tendence e vazhdueshme për shpërngulje, asimilim, pastrim etnik e diskriminim.
Keto akte vlejne si deshmi e forte per thirrjen e instancave më të larta të BE-së, dhe mekanizmave të OKB-ës, që të shtojne prezencën, monitorimin dhe angazhimin, pasi shfaqja e kesi provokimeve në qendrën e Bujanocit, është dëshmi se përvec pasivizimit, përmesë pastrimit etnik-diskriminimit, kemi edhe diskriminim në gjithë segmentet e jetës. Kjo krahinë shqiptare, është rajoni më i pa zhvilluar në gjithë Evropën, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.
Kjo situate dhe provokimet ne rritje  mjaftojne qe Tirana dhe Prishtina zyrtare të reagojne zyrtarisht duke denuar aktet ne fjale. Ndersa republika e Serbisë, zyrtarisht, do të duhej të dënonte këto akte dhe te ndermerrte hapjen e hetimit ligjor, pasi  ne kesi mbishkrime shprehet gjuha e urrejtjes, provokohet, tentohet frikësimi dhe kërcënimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull