Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

2 Minuta Lexim

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja është veçanërisht e lartë mes të rinjve.

Në të njëjtën kohë, të anketuarit shprehin shqetësime në lidhje me migracionin, korrupsionin dhe krimin, si dhe koston financiare të zgjerimit.

“Rezultatet tregojnë se qytetarët e BE-së, dhe veçanërisht të rinjtë, e mbështesin zgjerimin. Eurobarometri dërgon një mesazh tjetër të qartë, njerëzit duan një proces të besueshëm, të bazuar në vlera, të nxitur nga reforma të vërteta. Së bashku me Shtetet Anëtare, ne do të angazhohemi drejtpërdrejt me qytetarët, do t’i adresojmë shqetësimet e tyre dhe do të tregojmë se si zgjerimi sjell paqe, prosperitet dhe një Evropë më të bashkuar“, është shprehur Metsola.

Anketa u krye në periudhen shkurt – mars 2025, duke mbledhur pikëpamjet e mbi 26 mijë e 300 qytetarëve në të 27-të shtetet anëtare të BE-së.

Mbështetja për anëtarësimin në BE është dukshëm e lartë në Shqipëri (91%) dhe Maqedoninë e Veriut (69%), me qytetarët që presin përfitime të tilla si përmirësimi i cilësisë së jetës dhe kufijtë e hapur. Në të kundërt, Serbia shfaq mbështetjen më të ulët për anëtarësimin në BE në rajon me 33%.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull