Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të të dhënave të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me dosjen McGonigal, duke e cilësuar këtë zhvillim si një këmbanë alarmi për SPAK-un dhe si provë se kjo çështje nuk mund të harrohet apo mbyllet në heshtje.
Në një reagim ne Facebook, Bardhi njoftoi se ditën e hënë do t’i paraqesë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të gjitha informacionet e reja të bëra publike nga autoritetet amerikane.
“Gjithashtu, në përputhje me të drejtat që më njeh ligji procedural penal, do të rikërkoj informacion mbi hetimin e kësaj çështje dhe veprimeve hetimore që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, duke shpresuar se këtë herë SPAK nuk do të më ndalojë me vendim publikimin e informacionit. Qytetarët kanë të drejtë të kenë transparencë të plotë mbi këtë hetim dhe ecurinë e tij. Askush nuk mund të trajtohet si i paprekshëm dhe mbi ligjin”, shkruan Bardhi.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Si kallëzues i kësaj afere në SPAK, të hënën do t’i paraqes zyrtarisht prokurorëve të posaçëm të dhënat e reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, me shpresën se ky zhvillim i ri atje do të heq pluhurin nga dosja penale në Shqipëri.
Gjithashtu, në përputhje me të drejtat që më njeh ligji procedural penal, do të rikërkoj informacion mbi hetimin e kësaj çështje dhe veprimeve hetimore që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, duke shpresuar se këtë herë SPAK nuk do të më ndalojë me vendim publikimin e informacionit. Qytetarët kanë të drejtë të kenë transparencë të plotë mbi këtë hetim dhe ecurinë e tij. Askush nuk mund të trajtohet si i paprekshëm dhe mbi ligjin.