Konferenca e 6 Ndërqeveritare, Marta Kos: Pavarësia e gjyqësorit dhe liria e medias me rëndësi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

1 Minuta Lexim

Komisionerja për Zgjerimin Evropian, Marta Kos, mbajti sot fjalën në Konferencën e 6 Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet në Bruksel.

Gjatë fjalës së saj Komisonerja për Zgjerimin tha se Shqipëria po tregon ndryshim pozitiv me punën që po bën, sakaq ajo theksoi se fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia gjyqësore, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë çështjet e pakicave dhe liria e medias janë me rëndësi për mbylljen e grupkapitujve për anëtarësimin në BE.

“Vendi juaj po tregon që ndryshimi pozitiv është i mundur dhe BE-ja e shpërblen këtë ndryshim pozitiv.

Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar të përfshini edhe parlamentin, shoqërinë civile edhe sektorin privat, sepse një konsensus i gjerë përmirëson pranimin e shoqëror sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë çështjet e pakicave dhe liria e medias që të përmbushin piketat e ndërmjetme, kjo është e rëndësishme që ne të nisim të mbyllim kapitujt. Pra në momentin që do çelen të gjithë kapitujt do të nisim punën me mbylljen e kapitujve”, u shpreh Komisonerja për Zgjerimin

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull