Personi që shihni në foto është Teilor Tivari, autori i dyshuar për vrasjen e 51-vjeçarit Valdon Beqiraj mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.12 të Durrësit.
Tivari është shoqëruar në polici, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një konflikt gjatë një feste të organizuar me disa miq në shtëpinë e kushërirës së viktimës, e cila jetonte në emigrim. Dyshohet se të përfshirët në ngjarje kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Tivari ka deklaruar në polici se 51-vjeçari Beqiri ka tentuar ta përdhunojë.
“Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.
U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”, ka thënë ai.