NË GORIZIA, KRYEQYTETI EVROPIAN I KULTURËS, MË 19 SHTATOR MBAHET EDICIONI I XII I ÇMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “QYTETI I GALATEOS”

22 Minuta Lexim

Nga Goffredo Palmerini-

Për herë të parë, Çmimi Ndërkombëtar i Ekselencës “Qyteti i Galateos”, edicioni i XII-të dedikuar humanistit të madh nga Salento, Antonio De Ferrariis, do të mbahet më 19 shtator në Gorizia, (Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2025).

Ky qytet simbolizon takimin dhe dialogun ndërkulturor bashkë me Nova Gorizën sllovene, duke mbyllur përfundimisht të kaluarën e “perdes së hekurt”, e cila nisi në vitin 1947 me dorëzimin e një pjese të Venecia Xhiulias, Jugosllavisë, sipas traktatit të Parisit, i cili ndau qytetin në dy pjesë: nga njëra anë Perëndimi dhe nga ana tjetër blloku i vendeve me regjimin komunist.

Kjo situatë përfundoi me hyrjen e Sllovenisë në Bashkimin Evropian në vitin 2004 dhe falë Traktatit të Shengenit, në vitin 2007 qytetet Gorizia dhe Nova Goriza më në fund arritën të rrëzonin barrierën ndarëse që i kishte ndarë që nga viti 1947. Për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, këto dy qytete në Isonzo, janë tashmë shembull i dialogut dhe pikë lidhjeje mes kulturave romane, sllave dhe gjermane.

Pêr këtë, falë karakterit itinerant të Çmimit, Gorizia është skena ideale për të mirëpritur këtë ngjarje në një territor të pasur me histori dhe hapje kulturore. I krijuar në vitin 2013 me nismën e Dr Regina Resta, Çmimi nderon humanistin Antonio De Ferrariis dhe qytetin e tij të lindjes, Galatone (Lecce), duke vlerësuar personalitete që mishërojnë ekselencën kulturore, artistike dhe humaniste. Me kalimin e kohës, ky event, është kthyer në një dritare ndërkombëtare në emër të kulturës dhe dialogut, paqes dhe meritës. Në përputhje me kontekstin e Gorizias dhe identitetin evropian, edicioni 2025 merr një vlerë të fuqishme simbolike: të promovojë ekselencën kulturore si mjet për pajtim, unitet dhe dialog ndërmjet popujve. Çmimi “Qyteti i Galateos” organizohet nga VerbumlandiArt APS, shoqatë ndërkombëtare për promovimin kulturor, e mbështetur nga një komitet nderi me përbërje të lartë dhe gëzon Patronazhin e Komunës së Gorizias.

Tani disa shënime mbi humanistin nga Salento, Antonio de Ferrariis, të cilit i është kushtuar ky çmim. Ai lindi në vitin 1444 në Galatone, në provincën e Lecces, prandaj quhet edhe “Galateo”. Djali i noterit Pietro dhe i Giovanna d’Alessandro, mbetur jetim nga babai, Antonio i ri mori mësimet e para nga murgeshat basiliane në Galatone dhe më pas i përfundoi studimet në Nardò, që asokohe ishte qendra më e madhe kulturore e Salentos. Me shumë interes të veçantë, studioi letërsinë greke dhe latine, filozofinë e lashtë, gjeografinë dhe mjekësinë. Rreth vitit 1465 shkoi në Napoli për të thelluar studimet humaniste dhe për të mësuar artin e mjekësisë. Rreth vitit 1470 u pranua në Akademinë napolitane dhe aty krijoi miqësi e bashkëpunim me Pontanon, Cariteon, Paolo dhe Giovanni Attaldi, Teodoro Gazën, Panormitan, Sannazaron, Galeazzo dhe Giovan Francesco Caracciolo, Giovanni Pardon dhe vëlla Robertin nga Lecce.

Më 3 gusht 1474, me ndihmën e mikut të tij, mjekut estens Girolamo Castello, mori në Universitetin e Ferrarës titullin “Privilegium in Artibus et Medicina”. Qëndroi për pak kohë në Venedik dhe më pas u rikthye në Napoli.
Pak kohë më vonë u tërhoq në Gallipoli dhe në vitin 1478 u martua me baroneshën Maria Lubelli, nga familja baroniale në Sanarica, me të cilën pati 5 fëmijë. Gjatë luftës kundër turqve që kishin pushtuar Otranton (1480-81), u strehua në Lecce dhe këto ngjarje frymëzuan disa nga veprat e tij.

Që nga viti 1485 e për dhjetë vite me radhë, Antonio de Ferrariis jetoi në Napoli, duke alternuar kthime të shpeshta në Pulia me udhëtime të shumta në kryeqytetin napolitan, ku aftësitë e tij mjekësore vlerësoheshin shumë në oborrin aragonez të Ferdinandit I.
Antonio de Ferrariis kishte një dashuri të veçantë për qytetërimin klasik dhe autorë, si: Homeri, Senofonti, Plutarku, Terenci, Katuli, Ovidi, Seneka, Svetoni, Virgjili dhe Horaci, së bashku me veprat e Dantes, Petrarkës, Morgantes dhe Sannazaros, duke u interesuar gjithashtu për veprat e Strabonit, Ptolemeut dhe Plinit. Kësaj trashëgimie të pasur njohurish, ai i bashkëngjiti edhe studimin e mjekësisë, duke filluar nga bota klasike me Hipokratin dhe Galenin, si dhe nga bota arabe me Serapionin e Vjetër.

Edhe pse mbarte këtë kulturë të gjerë dhe të shumëanshme, ai nuk i la pas dore zakonet dhe traditat e vendlindjes së tij, duke përshkruar me imtësi zonën e Salentos. Gjithashtu nuk i shpëtoi as konteksti i përgjithshëm i shoqërisë së asaj kohe si dhe korrupsioni moral e politik që e rrënonte atë. Ndaj është mëse i drejtë dhe i qëlluar fakti që shoqata Verbumlandiart, e themeluar në Galatone nga Dr Regina Resta, ka zgjedhur pikërisht Antonio de Ferrariis, humanistin e shquar të lindur në këtë qytet të bukur të Salentos, për t’ia kushtuar këtë Çmim Ndërkombëtar, i cili përmes letërsisë dhe artit nderon gjithashtu edhe shumë disiplina të tjera të shpirtit dhe mendimit human.

PROGRAMI ZYRTAR

Edicioni i XII-të i Çmimit Ndërkombëtar të Ekselencës
“Qyteti i Galateos – Antonio De Ferrariis”

GORIZIA – 19 SHTATOR 2025 – PALAZZO DELLA REGIONE, AUDITORIUM DELLA CULTURA FRIULANA

Ora 16:30 – Pritja e të Ftuarve dhe regjistrimi

Ora 17:00 – Fillimi i Ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve

MUZIKA: Homazh për Nova Gorica – Gorizia, Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2025, nën kujdesin e Maestros Alessandro Svab, Drejtor i Akademisë Lirike Santa Croce të Triestes, Komentator OMRI, me sopranon sllovene Karin Luin dhe pianistin Maestro Fabio Zanin.

ZONJA E PARË E EVENTIT

MARISA MANZINI – Zv. Prokurore e Përgjithshme e Republikës në Catanzaro

PËRSHËNDETJET INSTITUCIONALE

RODOLFO ZIBERNA – Kryetar i Bashkisë së Gorizias

SAMO TUREL – Kryetar i Bashkisë së Nova Goricës

ESTER FEDULLO – Prefekte e Gorizias

LUIGI DI RUSCIO – Drejtor i Policisë së Gorizias

REGINA RESTA – Presidente e Shoqatës VerbumlandiArt APS

HYRJA E DISKUTIMIT PËR ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR “QYTETI I GALATEOS”

MARIA PIA TURIELLO, kriminologe, Presidente e Komitetit të Nderit

DHËNIET E ÇMIMIT PËR KARRIERË

ESTER FEDULLO – Prefekte e Gorizias

LUIGI DI RUSCIO – Drejtor i Policisë së Gorizias

MARISA MANZINI – Zv. Prokurore e Përgjithshme e Republikës në Catanzaro

RODOLFO ZIBERNA – Kryetar i Bashkisë së Gorizias

SAMO TUREL – Kryetar i Bashkisë së Nova Goricës

ALESSANDRO SVAB – Muzikant

LIBRERIA EDITRICE GORIZIANA – Editori

GAETANO CORTESE – Ambasador, Diplomaci
MAURO MAZZA – Gazetari Rai

GIANVITTORIO GALEOTA – Juridik

FABIO MASSIMO CARUSO – Pikturë

GIUSEPPE VULTAGGIO – Art dhe Poezi

ROBERTO CARCANGIU – Kuzhina e Lartë Italiane

ENRICO BERTOLINO – Teatër

MUZIKË: Soprano Karin Luin, Pianist Maestro Fabio Zanin.

KOMITETI I NDERIT

Maria Pia Turiello – Presidente, kriminologe, shkrimtare.

Hafez Haidar – Zyrtar në OMRI, pedagog, shkrimtar dhe përkthyes, Kandidat për Çmimin Nobel për Paqen dhe Letërsinë.

Francesco Lenoci – Pedagog në Universitetin Katolik “Sacro Cuore” – Milano.

Goffredo Palmerini – Zv. President i Shoqatës VerbumlandiArt APS, gazetar dhe shkrimtar.

Eugenio Bisceglia – Avokat, President i Çmimit “Carlo Caruso”.

Fiorella Franchini – Shkrimtare, gazetare.

Francesco Nigri – Specialist i Marketingut Digjital, Themelues & CEO iBusiness Srls, poet.

Giuseppe Di Franco – Regjisor, Drejtor artistik, ekspert i marketingut kulturor, President i Qendrës Studimore Federico II.

Graziano Perria – Drejtori  i Parë i Policisë së Shtetit.

Manfredi Potenti – Senator i Republikës, avokat.

Marcella Camellini – Drejtore Mjekësore e Njësisë Operative të Kardiologjisë në Spitalin e Sassuolos.

Marilisa Palazzone – Pedagoge, avokate.

Marisa Manzini – Zv. Prokurore e Përgjithshme e Republikës në Catanzaro, shkrimtare.

Mirella Cristina – Avokate, Deputete në Dhomën e Deputetëve në Legjislaturën e XVIII-të.

Mirjana Dobrilla – Shkrimtare, poete dhe përkthyese.

Roberta Vitelli – Psikologe dhe psikoterapeute.

Roberto Sciarrone – Unitelma-Sapienza, gazetar, historian, eseist, Drejtor i revistës Verbum Press.

PËRGJEGJËS I FOTOGRAFISË

Andrea Carloni – Fotograf profesionist dhe zyrtar i Regatave.

PËRGJEGJËS MODERATOR

Mirella Cristina – Avokate, gazetare

PËRGJEGJËS TË MENAXHIMIT TË EVENTIT

Enrico Casartelli – shkrimtar, inxhinier

Hebe Munoz – poete

Francesco Nigri – poet, menaxher

Marilisa Palazzone – eseiste, pedagoge

Sabrina Di Bona – Inspektore e Policisë së Shtetit

PËRGJEGJËS TË EDICIONIT XII TË ÇMIMIT 

Regina Resta – Presidente e VerbumlandiArt APS dhe e Çmimit

Graziano Perria – Drejtor i Parë i Policisë së Shtetit

ÇMIME NDERI TË VEÇANTA EKSELENCË – 2025

PAQJA DHE TË DREJTAT E NJERIUT 

Filippo Giorgi – Klimatolog, Kandidat Çmim Nobel për Paqe, 2007

Renato Ongania – Promovues i iniciativave për paqen, aktivist kulturor, eseist

LETËRSIA ITALIANE – ESE

Davide Foschi – Themelues i “Nuovo Rinascimento – Rilindja e Re” në Milano, artist, shkrimtar

LETËRSIA ITALIANE – NARRATIVË

Salvatore La Moglie – Shkrimtar, poet, kritik letrar

LETËRSIA E HUAJ – POEZI

Alfredo Pérez Alencart, Spanjë – Universiteti i Salamankës, Drejtor i “Encuentros de Poetas Iberoamericanos”, President i Çmimit Ndërkombëtar António Salvado dhe i Çmimit Rey David për poezinë biblike ibero-amerikane

Arslan Bayir, Turqi – Poet dhe shkrimtar

    
                       ARSIM

Georg Meyr – Shef i Departamentit të Shkencave Politike dhe Sociale, Universiteti i Triestes

KËRKIM DHE SIGURI BËRTHAMORE 

Marino Mazzini – Universiteti i Pizës, projekt RAM-Glioma

GAZETARI, SHTYP DHE TELEVIZION 

Andrea Borgnino – Përgjegjës për podcast-et në RAI Play Sound

GAZETARI E HUAJ 

Artur Nura – Gazetar freelance, Kryeredaktor i www.perqasje.com, korrespondent i Radio Radikale në Tiranë-Shqipëri

Mujë Buçpapaj – Gazetar, shkrimtar, promovues, editor, studiues, Drejtor përgjegjës i gazetës së përjavshme ballkanike dhe Shtëpisë Botuese NACIONAL

ART – ITALI

Saul Costa – Piktor

ART – I HUAJ
Lihi Turjeman – Piktore (Izrael)

NDËRMARRËS – ITALI

Venica & Venica (Ornella Venica) – Prodhim i verës (vitikulturë e qëndrueshme)

NDËRMARRËS – TË HUAJ 

Vladimir Hristovski (Maqedoni) – Grafo Prom Editoria

Hassane Yarti & Housseine Yarti (Marok) – Botues, promovues, përkthyes

REGJIA – ITALI

Giuseppe Bisceglia (Itali) – Regjisor, autor, gazetar, pedagog i regjisës dhe montazhit në Shkollën Holden të Torinos

REGJIA – E HUAJ

Igor Trajkovski Foja (Maqedoni) – Regjisor, autor, skenarist, fotograf, muzikant, grafik

Dibran Fylli (Kosovë) – Regjisor, aktor, botues i revistës ORFEU, akademik, poet dhe shkrimtar

MBROJTJA E FËMIJËVE

Francesco Maria Graziano – Avokat, Anëtar i Këshillit Kombëtar të Unionit Kombëtar të Dhomave për të Mitur (UNCM)

ANGAZHIMI KULTUROR, SHOQËROR, SHKOLLA, SHËNDETI DHE SIGURIA 

Antonio Belmonte – President i Shoqatës “Giorgio La Pira”

Mattia Veronese – Kryetar Bashkie i Noventa Vicentina

Loris Brizio – Koordinator për Shëndetin dhe Sigurinë, FABI

Maria Paola De Angelis – Drejtoreshë shkolle
Gabriele Garofalo – Flamurtar i Punës, 2024

NDËRHYRJE MUZIKORE:

Homazh për Galateon “Antonio De Ferrariis”
nga Maestro Alessandro Svab, Kori i Akademisë Ndërkombëtare Lirike të Santa Croce, pianist M° Fabio Zanin

MIRËNJOHJE TË VEÇANTA

Dorëzimi i certifikatave të meritës dhe falënderime për bashkëpunëtorët, të ftuarit e nderit dhe mbështetësit.

Çmimet e mrekullueshme të dorëzuara fituesve janë vepra arti nga artisti Tommaso Filieri nga Galatone

Ora 20:00 – Mbyllja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe përshëndetjet përfundimtare

GORIZIA

Së fundi, disa të dhëna mbi qytetin Gorizia, mikpritësin e këtij edicioni të XII të Çmimit “Qyteti i Galateos”.

Gorizia është një qytet i bukur, me një histori të gjatë. Pranë vendit ku sot ndodhet Gorizia (nga sllavishtja gorica, shkurt “gora” – mal, pra “mal i vogël”), që nga shekulli i I para Krishtit, ekzistonin dy fshatra romakë: Castrum Silicanum, që sot është Solkan, dhe Pons Aesontii, sot Mainizza, siç dëshmon Tavola Peutingeriana, një kopje e një harte të lashtë romake që paraqiste rrugët ushtarake të Perandorisë. Pikërisht aty, në rrugën Gemina, në pikën ku kalohej lumi Isonzo, ndodhej një mansio, një stacion pushimi dhe pritjeje i administruar nga shteti romak për zyrtarët që udhëtonin për arsye shtetërore. Rreth këtyre strukturave, të vendosura përgjatë rrugëve konsullore dhe ushtarake romake, zakonisht zhvilloheshin vendbanime. Këto janë pikërisht fillesat e para të Gorizias së sotme, që në atë kohë ndodhej në kufi me provincën e lashtë romake të Norikut.

Por për të gjetur përmendjen e parë historike të qytetit duhet të presim vitin 1001, kur Gorizia përmendet në një dhurim të perandorit Otto III, përmes të cilit kështjella e Salcanos dhe fshati i quajtur Goriza i jepeshin në pjesë të barabarta Gjonit, patriarkut të Aquileias, dhe Guarientos, kontit të Friulit. Që nga viti 1090, qyteti u qeveris fillimisht nga Mosburgët dhe më pas nga Lurnganët. Nën qeverisjen e tyre, Gorizia u zhvillua, popullsia e saj u rrit e përbërë kryesisht nga friulianë dhe xhulianë, gjermanë dhe sllovenë, (këta të fundit zakonisht të vendosur në periferi të qytetit). Fuqia ushtarake e Kontëve të Gorizias, e kombinuar me një politikë të mençur martesore, i mundësoi Kontesë që në kulmin e shkëlqimit të saj, nga gjysma e dytë e shekullit XIII deri në fillim të shekullit XIV, të shtrihej në pjesën më të madhe të Italisë verilindore, përfshirë për një periudhë të shkurtër edhe qytetet Treviso dhe Padova, pjesën perëndimore të Sllovenisë së sotme, brendësinë e Istrias dhe disa territore në Tirol dhe Karinthi.

Megjithatë, çdo përpjekje e Venedikut për të rimarrë qytetin, edhe me forcë, rezultoi e pasuksesshme. E pushtuar ushtarakisht në vitin 1508, për gjashtëmbëdhjetë muaj, pas humbjes katastrofike të Venedikasve në Agnadello nga francezët, garnizoni venedikas u detyrua të largohej nga qyteti. Që nga ajo kohë, Gorizia do të bëhej pjesë e zotërimeve të Habsburgëve, fillimisht si kryeqytet i Kontesë me të njëjtin emër dhe më pas si qendër e Kontesë së Principatës të Gorizias dhe Gradiscës, duke u bërë në gjysmën e dytë të shekullit XIX pjesë e Bregdetit Austriak. Deri në vitin 1918, kontët e saj do të ishin vetë perandorët habsburgas,

Gorizia, që tashmë kishte fituar tipare të mirëfillta urbane, mori statusin e qytetit gjatë mbretërimit të Henrikut II (1304-1323).
Në dekadat e para të shekullit pasues, me përfshirjen e Principatës Patriarkale të Aquileias në Republikën e Venedikut, kontët e Gorizias i kërkuan Dozhit, investimin feudale, duke u njohur kështu si vasalë të Serenissimës. Në vitin 1500, Leonardo, konti i fundit, i cili mbeti pa trashëgimtarë, ia la kontenë në trashëgimi Maksimilianit I të Habsburgëve. Ky akt, i pavlefshëm sipas së drejtës ndërkombëtare të kohës, për shkak se Kontia e Gorizias ishte e lidhur me Republikën e Venedikut me marrëdhënie vasaliteti, e shtyu Serenissimën të denonconte këtë shkelje përmes kanaleve diplomatike.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, me çmimin e sakrificave të mëdha njerëzore, ndër të cilët u dalluan veçanërisht “Të Verdhët e Kalvarios”, të quajtur kështu për shkak të ngjyrës së shiritave të uniformës dhe akteve të trimërisë në malin Podgora, në gusht të vitit 1916, trupat italiane hynë për herë të parë në Gorizia. Në atë betejë të përgjakshme të 9 dhe 10 gushtit humbën jetën 1.759 oficerë dhe rreth 50.000 ushtarë italianë, ndërsa nga pala austriake vdiqën 862 oficerë dhe rreth 40.000 ushtarë. Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha të asaj lufte shumë të përgjakshme.

I mundur më pas për shkak të disfatës në Caporetto, në tetor të vitit 1917, qyteti u rimor përfundimisht nga ushtria italiane më 7 nëntor 1918. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, me Traktatin e Paqes të nënshkruar në Paris, Gorizia u detyrua t’i dorëzonte Jugosllavisë rreth tre të pestat e territorit të saj. Megjithatë, qendra historike dhe pjesa më e madhe e zonës urbane mbetën në territorin italian. Kufiri kalonte në një zonë gjysmë-qendrore të qytetit, duke lënë në anën jo italiane shumë ndërtesa dhe struktura me funksione publike. Ndër to edhe stacioni hekurudhor “Gorizia Montesanto”, që ndodhej në linjën hekurudhore Transalpine, i cili lidhte qytetin me Europën Qendrore.

Sheshi përpara stacionit, i ndarë mes dy shteteve, që nga viti 2004, është bërë i aksesueshëm lirshëm në të dy anët, pas rrëzimit të një pjese të rrjetës kufitare, që ndodhi me hyrjen e Sllovenisë në Bashkimin Europian.

Po ky vendim për eliminimin e “murit” ndarës bëri të mundur “çlirimin” e marrëdhënieve me territorin slloven dhe qytetin modern të Nova Goricës, ndërtuar në vitet ’50 të shekullit të kaluar, kur territoret e aneksuara nga Jugosllavia, me mbylljen e kufirit ndaj Perëndimit, mbetën pa një qendër administrative dhe ekonomike drejt së cilës të orientoheshin.

Siç e përmendëm edhe më lart, që nga 21 dhjetori 2007, falë Traktatit të Shengenit, qytetet Gorizia dhe Nova Gorica janë përfundimisht pa kufij ndarës. Lidhja gjithnjë e më e fortë që i bashkon, ka lejuar që këto dy qytete të nisin një proces për krijimin e një poli të përbashkët zhvillimi, që do të ketë gjithnjë e më shumë rëndësi në bashkëpunimin ndërmjet Italisë dhe Sllovenisë.

Në vitet e fundit, Gorizia po përjeton një rilindje të qëndrueshme dhe të vendosur, si në aspektin infrastrukturor, ashtu edhe në atë shoqëror.

Në qytet ndjehet atmosfera e një qyteti kufitar, mbetur pezull dhe e veçantë, dhe mbi të gjitha një gjallëri e madhe kulturore e hapur ndaj dialogut me të gjitha kulturat që ndërthuren në këtë zonë, në simbiozë të ngushtë me Nova Goricën. Jo rastësisht, të dyja qytetet janë zgjedhur së bashku si Kryeqytete Evropiane të Kulturës për vitin 2025.

Gorizia është një qytet interesant nga pikëpamja arkitekturore, artistike dhe monumentale. Kalaja mesjetare, me lagjen e saj piktoreske, është një perlë e vërtetë. Nga muret e saj, panorama përfshin kodrat e bukura, si dhe tërë qytetin, ku bashkëjetojnë në mënyrë harmonike arkitektura mesjetare, dhe të shekullit XIX.

Borgjezia austriake e donte Gorizian për klimën e saj të butë ndaj nuk është rastësi që quhej “Nizza austriake”.

Të mrekullueshëm janë edhe parqet e saj, si Piuma në lumin Isonzo, parku i Pallatit Coronini Cronberg dhe parku Viatori. Me rëndësi është edhe sistemi muzeal, ku përfshihen Muzeu i Modës dhe i Arteve të Aplikuara, Muzeu i Luftës së Madhe, Koleksioni Arkeologjik, Muzeu i Mesjetës në kalanë e qytetit dhe Galeria e Arteve të Shtëpisë Formentini. Ndër pallatet historike dallohen Pallati i Kullës, Pallati Attems Petzenstein dhe Pallati Werdenberg.

Në lartësitë e qytetit ndodhet gjithashtu varreza monumentale Ossario di Oslavia, që mban eshtrat e ushtarëve italianë dhe austro-hungarezë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe që duhet të nxisë reflektim për marrëzinë njerëzore, sidomos në kontekstin dramatik të luftës në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Përktheu: Angela Kosta gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese ndërkombëtare

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull