Nga Stambolli në krye të shërbimit sekret gjerman

1 Minuta Lexim

Sinan Selen u lind më 1972 në Stamboll. Ai erdhi në Köln të Gjermanisë në moshën katërvjeçare; prindërit e tij ishin gazetarë dhe punonin për Deutsche Welle. Kur e la Turqinë, ai nuk fliste asnjë fjalë gjermanisht.

Sonte mediat gjermane njoftuan se juristi Sinan Selen do të jetë shefi i ri i shërbimit të brendshëm sekret të Gjermanisë (ose siç quhet zyrtarisht: Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës). Ky shërbim nuk duhet të ngatërrohet me BND-në, i cili është shërbim sekret për botën e jashtme.

Me këtë emërim, në Gjermani për herë të parë një person me origjinë të huaj merr një post kyç në strukturat më të rëndësishme të sigurisë.

Selen ka punuar shumë vite në ekonominë private dhe në institucione gjermane të mbrojtjes së ligjit. Nga ekspertët e sigurisë Selen vlerësohet si njëri nga hetuesit më të aftë gjermanë kundër terrorit. Deri më tani ai ka qenë zëvendësdrejtor i shërbimit të brendshëm sekret të Gjermanisë. (E.R)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull