Nikoll Lesi për kaosin në Kuvend: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

2 Minuta Lexim

Nikoll Lesi foli për pazare mes kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës, ndërsa kritikoi opozitën për sjelljen e saj në Kuvend.

“Qeveria 4 është qeveri politike në thelb. Është vazhdimësi. Janë pothuajse të njëjtën ministra. Me aq sa pash dhe kam njohje nga parlamentarizmi, opozita ra në kurthin e Ramës, i cili është mjeshtër në këtë sens. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që kur flet kryeministri, opozita të dalë ta ndërprerë. Opozita ka të drejtë që ta dëgjonte një herë, më pas ta ‘sakatonte’. Ai e parandjeu dhe tha; do e kaloj në votim. Nuk ka ndodhur në 25 vite që një program qeverisës, të kalojë pa debat.”, tha ai në emisionin ‘Kjo javë’ në News24.

Teksa u pyet nëse ishte ky një truk, Lesi shtoi; “Ndryshimet kushtetuese që paraqiti Rama, duhej një debat i madh. Do gjendet mënyra pas 6 muajsh apo 1 viti që Rama do e ndryshojë Kushtetutën, në bashkëpunim me Berishën. Kodi zgjedhor u ndryshua në bashkëpunim të Bylykbashit dhe të Gjiknurit. Kjo ndodhi! Thanë se nuk do të shkonin në zgjedhje dhe se bënë, Ndryshuan kodin zgjedhor, se donin që kryetarët e partive të jenë te lista e sigurt. Ata do të bashkëpunojnë të dy.”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull