Nga Elvin Luku-
Gazetaret dhe mediat patjeter duhet te mbrohen nga padite “Slapp”, nje strategji intimidimi nga grupe te fuqishme financiare per te sprapsur gazetaret dhe median cilesore per hulumtime te thelluara.
Sa jane padi te mirefillta “slapp” ne Shqiperi? Me vijne ndermed padite qe i jane bere BIRN, pas investigimeve shume te mira te inceneratoreve, dy padite ndaj gazetarit Artan Rama edhe me seanca publike, si raste te mirfillta. Te tjera nuk kujtoj, ndoshta mund te kete…
Edhe me numer shume te vogel, gazetaret patjeter qe duhet te mbrohen dhe mekanizmat ligjore duhet te perafrohen me ate te BE, sipas rekomandimeve te KiE.
Lexova diku, media serioze, 73 padi ne Shqiperi ne 2023 duke lene te kuptohet si slapp, nderkohe qe ne te gjithe BE ne po ate vit raportohet 166 padi.
Shume interesante, e kuptoj dhe pse i fryjne.
Dhe po mendoja, sikur vertete te kishte 73 padi slapp ne vend, minimalisht do te kishim patur 73 raportime investigative apo fushata aktivizmi qe do kishin tronditur shoqerine, njesoj sic beri hulumtimi ndaj inveneratoreve…
Gjithsesi, sado te jene, gazetaret dhe gazetaria cilesore duhet mbrojtur.
Disa gazetare apo OJF mund ta shohin numrin e padive slapp si shqetesues, une si studiues e lexoj ndryshe: E shoh si element progresiv te medias ! Sa me shume padi slapp aq me shume tronditje ndaj sistemit dhe monopolit politiko-ekonomik ne vend.
Po a ka realisht terren Shqiperia per kaq shume padi “slapp”, sa gjysma e totalit te padive ne te gjithe BE?
Aktualisht jo, sepse lirite e gazetarit dhe pavaresia per te raportuar “mbyten” nga mediat. Ndersa vete mediat, jane ne marredhenie partneriteti me qeverine.
Ndaj ju them, forconi lirite e gazetarit se media te lira pa gazetare te lire nuk ka. Po kush degjon ?! 

Po ti lexosh statistikat ne BE, rezulton se nga 1049 raste te regjistruara ne total (2010-2023), 42% e tyre jane ndaj gazetarit/redaktorit dhe 25 % ndaj medias.
A ka padi slapp ndaj mediave ne Shqiperi? Pervec Birn, nje rrjet investigues me qasje kritike une nuk di te kete. Ne mediat tradicionale, politika ka lidhje te dretperdrejta me pronarin.
Po ndaj gazetareve? Po, vetem ndaj atyre pak qe kane qene te lire te investigojne dhe prishin interesa politiko-ekonomike.
Ndaj, gazetaret duhet te mbrohen nga padite slapp por me pare atyre u duhet garantuar liria dhe te drejtat, per te cilat flitet me pak se per lirine e medias.
Nuk ka as liri shprehje dhe as media te lira nese nuk ka gazetare te lire dhe te mencur.