Padyshim që deklarata e presidentit Donald Trump e paracetamoli te gratë shtatzëna, shkakton autizëm te foshnjat, shkaktoi tronditje në mbarë botën. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj hodhi poshtë këto deklarata, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë provë shkencore, shkak-pasojë.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Brataj tha se paracetamoli është një medikament që sa i vjetër, është konsideruar i sigurt për gratë shtatzëna.
“E kanë lidhur me një studim të bërë në Suedi. Politika kur do të tërheqë vëmendjen e gjen. Gratë që kryesisht kanë përdorur paracetamolin, kanë pasur tendecë, por kjo nuk është vërtetuar. Është parë një lidhje që është marrë, por jo asnjë lidhje që; ka infeksion apo inficencë.
Paracetamoli është një ndër medikamentet më të vjetër, dhe ky është një studim, si mund ta marrim të mirëqenë! Nuk është shkak pasojë. Siç reaguan shoqatat e barnave në botë, që e kundërshtuan sepse s’ka prova shkak-pasojë.
Paracetamoli lejohet në shtatzëni. Çfarë shkakton temperatura e lartë te gruaja? Dehidratim, dëmtime respiratorë. Çfarë i shkaktojnë fetusit? Shkaktohen dëmtime cerebrale, në rast të temperaturave të larta. Them se duhet të mbështetemi te gjetjet e shëndetësisë dhe jo te politika për këto çështje.
Pyetjes së çfarë duhet të konsumojë një shtatzënë, Brataj tha; “Gruaja shtatzënë nuk duhet ta teprojë me paracetamolin. Nuk duhet të marrin pa kriter dhe varet se çfarë temperature kanë. Më mirë të marrin paracetamol kur temperatura është mbi 38.5.”, tha Brataj.