Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, në dalje të qytetit të Vorës, ku janë përfshirë tre automjete me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A
Si pasojë e përplasjes së mjeteve, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi F. A., 35 vjeç, drejtues i njërës prej makinave të përfshira në aksident.
Gjithashtu, dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e tij janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion parapra
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.