Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “100 Vjetori”, pranë zonës së njohur si “Kripa”.
Policia ka njoftuar se një automjet i drejtuar nga një shtetase italiane është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit të tij.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, shtetasja A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, është arrestuar nga Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka qenë shkaktare e përplasjes fatale.