Publikohet bilanci i zjarreve në Gramsh: Sa janë dëmet në banesa, blegtori dhe pyje

1 Minuta Lexim

Pas zjarrit masiv të datës 11 gusht 2025 që përfshiu njësinë administrative Skënderbegas në Gramsh, autoritetet kanë publikuar bilancin zyrtar të dëmeve.

Sipas raportit, 68 banesa janë dëmtuar nga flakët, prej të cilave 10 janë shkatërruar plotësisht dhe kërkojnë rindërtim nga themeli, ndërsa 16 të tjera kanë nevojë për rikonstruksion të pjesshëm.

42 shtëpi të tjera rezultuan të pabanueshme ose sezonale në momentin e ngjarjes.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi dhe blegtori: janë djegur 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë. Po ashtu, janë përfshirë nga flakët:

9,5 ha pemë frutore dhe arrorë

Dëmet në fondin pyjor, kryesisht me pisha, janë ende në proces verifikimi përmes pamjeve satelitore. Paralelisht, po kryhet përllogaritja financiare e kostove të përgjithshme të fatkeqësisë.

Bashkitë e qarkut kanë nisur miratimin e fondeve për ndihmën ndaj banorëve të prekur, ndërsa qeveria ka shpallur mbështetjen e saj. Janë regjistruar gjithashtu ndihma nga donatorë vendas dhe të huaj.

Ky zjarr konsiderohet një nga ngjarjet natyrore më të rënda në këtë zonë në vitet e fundit, me pasoja të mëdha për jetën e komunitetit dhe ekonominë lokale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull