Rama publikon qeverinë e re: Kush janë emrat?

1 Minuta Lexim

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ku kryeministri Edi Rama do të prezantojë strukturën e ekzekutivit të ri për mandatin e katërt.

Lista e ministrave pritet të kombinojë figura politike socialiste dhe teknicienë në dikasterët kryesorë.
Rama do të shpalosë edhe prioritetet e qeverisë për katër vitet e ardhshme, me fokus reformat për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë, më 12 shtator zhvillohet seanca e parë e Parlamentit të ri, ku 140 deputetët do të betohen.

Pas konstituimit të Kuvendit, Rama do të dorëzojë listën e ministrave te Presidenti Begaj, i cili ka 7 ditë kohë për dekretim.

Më pas, brenda 10 ditësh, dekretet dhe programi i qeverisë do të votohen në seancë plenare./TemA

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull