Nga Mark Urban, The Times
NATO po përballet me sfida serioze në vendosjen e një “linje të kuqe” për reagimin ndaj provokimeve ajrore nga ana e Rusisë. Të premten, 19 shtator, tre avionë MiG-31 rusë qëndruan 12 minuta brenda hapësirës ajrore të Estonisë, duke ngjallur kritika për faktin se aleanca nuk ndërhyri.
Qëllimi i Rusisë, sipas ekspertëve, është të demonstrojë dobësinë e NATO-s dhe t’i kujtojë publikut perëndimor se konfrontimi me Moskën nuk kufizohet vetëm në Ukrainë. Në dy javët e fundit, më shumë se 20 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë, disa prej të cilave u rrëzuan nga avionët e NATO-s, ndërsa një tjetër incident ndodhi në Rumani.
Por ngjarja mbi Baltik ka nxitur aleancën të rivlerësojë rregullat e ndërhyrjes, pasi ndërprerja e saj mund të kishte sjellë një përplasje të vdekjeprurëse.
Air Marshal Greg Bagwell, ish-komandant i RAF dhe president i Air and Space Power Association, thekson se rregullat e NATO-s dallojnë mes një “veprimi armiqësor”, që mund të përgjigjet me forcë dhe agresivitet, siç treguan MiG-et mbi Estoni. Ai shprehet se:
NATO do të ketë vështirësi ta konsiderojë këtë si një veprim armiqsor, dhe Putin e di këtë.

Incidenti filloi kur tre avionët hynë pranë ishullit Vaindloo në Baltik. Kryeministri estonez, Kristen Michal, tha se ata u sinjalizuan të largoheshin, por nuk e bënë me shpejtësinë e duhur. Moska pretendoi se lëvizja ishte e planifikuar drejt Kaliningradit, por avionët kishin transponderat e fikur dhe nuk u përgjigjeshin thirrjeve nga kontrollorët estonezë.
Michal shtoi se avionët F-35 italianë në Estoni ishin gati të ndërhynin nëse do të jepte urdhri. Ai kërkoi që shefat ushtarakë të NATO-s të diskutojnë javën e ardhshme ndryshimin e rregullave të angazhimit.
Pasi Polonia përjetoi sulmet e fundit, NATO nisi me operacionin Eastern Sentry, duke dërguar avionë shtesë në Europën Lindore, përfshirë Typhoon të RAF që patrullojnë mbi Poloni. Avionët suedezë fotografuan MiG-et, duke treguar se ata mbanin raketa ajër-ajër. Nëse do të kishin pajisje për sulme tokësore, kjo do të konsiderohej provë e një veprimi armiqësor.

Lejimi i këtyre shkeljeve rrezikon jo vetëm sigurinë në zonat e prekura, por edhe surprizën taktike, në rast se Kremlini vendos të nisë një sulm real. Konfliktet ajrore midis avionëve rusë dhe perëndimorë kanë qenë të shumta që nga invazioni i Ukrainës në 2022, dhe incidenti i fundit në Estoni ishte i katërti i këtij viti.
Disa ekspertë, si kapiteni John Foreman, argumentojnë se NATO duhet të ruajë qetësinë dhe të mos kthejë provokimet rutinë në përplasje të armatosur. Por disa vende anëtare të NATO-s shqetësohen se provokimet e vazhdueshme, duke detyruar avionët të ngriten dhe të harxhojnë municion të shtrenjtë, dobësojnë sigurinë e pjesëve të aleancës pranë Ukrainës.
Kaja Kallas, ish-kryeministre e Estonisë dhe Shefe e Politikës së Jashtme të BE-së, shkroi:
Putin po teston vendosmërinë e Perëndimit. Nuk duhet të tregojmë dobësi!

Provokime të tjera ruse, si sabotimet, sulmet kibernetike dhe sulme ndaj kompanive të mbrojtjes në Gjermani, kanë sfiduar durimin e vendimmarrësve. Këto operacione shpesh quhen “zona gri”, pasi shkaktojnë pasiguri pa nxitur veprim ushtarak të drejtpërdrejtë.
Duhet të vendosim një linjë të qartë dhe të jemi gati të veprojmë. Zona gri mund të bëhet e zezë!
Ekspertët që mbështesin një linjë më të ashpër përmendin rastin e Turqisë në 2015-ën, duke treguar se mund të ketë pasoja pa shpërthyer një konflikt të gjerë.

Kjo javë pritet me diskutime nga shefat ushtarakë të NATO-s në Belgjikë për ndryshimin e rregullave të angazhimit dhe përcaktimin e saktë të “veprimit armiqësor”, ndërsa aleanca vazhdon të llogarisë me kujdes rreziqet e një përballjeje direkte me Moskën.